Kosova
Kosova shënon Ditën e Kushtetutës
Kosova shënon sot Ditën e Kushtetutës, apo aktit më të lartë juridik dhe politik të shtetit, përcjell albinfo.ch.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill të vitit 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të atij viti.
Pjesa më e madhe e saj rrjedh nga Plani i Ahtisaarit, mbi bazën e të cilit Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008.
Me 14 kapituj dhe 162 nene, Kushtetuta e përcakton Kosovën si shtet të pavarur, sovran, demokratik dhe të pandashëm.
Në tekst, po ashtu, thuhet se Kosova është shtet laik dhe shoqëri shumetnike, e përbërë nga shqiptarët dhe komunitetet e tjera.
Kushtetuta mund të ndryshohet vetëm me anë të votimit të dyfishtë, që nënkupton votat e dy të tretave të deputetëve të Kuvendit të Kosovës si tërësi dhe votat e dy të tretave të deputetëve nga komunitetet pakicë.
Autoritetet e Kosovës, jo rrallëherë, janë kritikuar për shkelje kushtetuese, qoftë në miratimin e marrëveshjeve dhe vendimeve të ndryshme, apo të zgjedhjes së presidentëve.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions












