Lajme
Kosova rrezikon humbjen e 200 milionë eurove nga FMN-ja
Kosovën e pret deficit i madh buxhetor, për shkak se planifikimet të cilat janë mbështetur në ndihmën financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) mund të dështojnë. Burime të gazetës brenda Qeverisë së Kosovës kanë bërë të ditur se rrezikohet rëndë të humbet ndihma financiare për vitin 2011 prej 200 milionë euro nga FMN-ja.
“ Për shkak se nuk i është përmbajtur marrëveshjes për mosrritjen 50 për qind të pagave, me FMN janë prishur punët, ka mundësi që FMN-ja të mos e japë ndihmën. Ndërkohë që projektbuxheti është planifikuar edhe me këtë 200 milionësh. Zyrtarisht nga Qeveria thonë se nuk kanë marrë asnjë shkresë nga FMN-ja për mosdhënien e ndihmës.
“Deri më tash nuk na ka ardhur asnjë vendim i FMN-se se nuk do të jepet kjo ndihmë”, ka thënë për gazën “Zëri” Muharrem Shahini nga Zyra për informim e Ministrisë për Ekonomi edhe Financa (MEF). Ai ka thënë se sa u përket pagave këtë fund javë ministri në dorëheqje i MEF-it, Ahmet Shala, do të shkoj në Uashington për të folur në detaje për buxhetin.
Mirëpo, edhe zyrtarisht shefi i misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Kosovë, Jose Sulemane, ditë më parë për Zeri ka deklaruara se ”nëse Qeveria nuk i përmbahet marrëveshjes me FMN-në, për rritje pagash më së shumti 7 deri 8 për qind, atëherë vendi rrezikon t’i humbë ndihmat financiare nga ky institucion”.
Pos ndihmës financiare të FMN-së, Qeveria e Kosovës ka llogaritur që në vitin 2011 të inkasojë edhe 300 milionë euro nga shtija e PTK-së, duke e minimizuar kështu vlerën e kësaj ndërmarrjeje, derisa në Serbi shteti i ka caktuar çmimin fillestar te 51 për qind të aksioneve të Telekomit serb vlerën prej 1. 4 miliard euro.Për të realizuar premtimet e dhëna në fushatë që të mbledhin sa më shumë vota, qeveria në dorëheqje i ka shtuar edhe parashikimet për mbledhjen e të hyrave nga Doganat e Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës ATK.
Projektbuxhetit, i cili pritet të miratohet sivjet pas konstituimit të Qeverisë për doganat nga 702 milionë janë rritur planifikimet në 887 milionë euro, kurse për ATK-në nga 300 në 375 milionë euro. Pra, në total, pritet te gjenerohen nga këto dy institucione mbi 250 milionë euro më shume se në vitin 2010.
Duke e marrë parasysh ekonominë e madha joformale dhe pamundësinë për të realizuar qind për qind këto planifikime dhe rrezikun për humbjen e ndihmës së FMN-së sipas burimeve të gazetës mbledhja e këtyre mjeteve do të reflektojë në rritjen e taksave ose në shitjet tjera.
Nëse Qeveria e Kosovës dështon që të mbledhë 250 milionë nga Dogana dhe ATK-ja, 200 milionë nga FMN-ja dhe 300 milionë nga shitja e PTK-së, atëherë këto para duhet shikuar prej nga do t’i sigurojë qeveria e ardhshme.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











