Kosova
Kosova renditet e treta me më shumë popullsi që jeton jashtë vendit
31% e qytetarëve të Kosovës jetojnë jashtë vendit dhe kësisoj Kosova renditet e treta në rajon me numrin e shtetasve që jetojnë jashtë.
Sipas grafikës së publikuar nga Radio Evropa e Lirë, 91% e kosovarëve që jetojnë jashtë vendit janë në Gjermani, Zvicër, Itali, Austri dhe ShBA.
E para është Bosnje e Hercegovina me 45% të popullsisë që jetojnë jashtë, e që shtetasit e tyre kanë zgjedhur si destinacion Kroacinë, Serbinë, Gjermaninë, Austrinë dhe Slloveninë.
Në vend të dytë të kësaj liste është Shqipëria me 43%, ku shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë janë më shumë në Itali, Greqi, ShBA, Gjermani dhe Kanada, 89% e tyre, përcjell albinfo.ch.
Maqedonia e Veriut radhitet në vendin e katërt me 25% të popullsisë që jetojnë jashtë, Mali i Zi me 21% dhe në fund Serbia me përqindjen më të ulët, 15% ku destinacion kanë zgjedhur Gjermaninë, Austrinë, Francën, Italinë dhe Zvicrën, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja













