Kosova prezantohet në revistën prestigjioze “La Lettre Diplomatique”
Është botuar në Francë numri më i ri i revistës mujore “La Lettre Diplomatique”, me shtojcë dedikuar Kosovës, e cila ka distribuim të gjerë në mes të opinionbërësve dhe diplomatëve në botën frankofone.
Në një komunikatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, thuhet se numri më i ri i revistës që botohet në Francë, por që ka distribuim dhe audiencë globale, është fokusuar në shtetet e Kosovës, Rusisë, Tanzanisë dhe El Salvadorit.
“Shtojca e Kosovës e titulluar ‘Kosova – një demokraci e re në zhvillim’ në rreth 30 faqe, është përgatitur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Ambasada e Republikës së Kosovës në Paris.
Përveç temave nga fusha e ekonomisë, diplomacisë dhe të drejtave të njeriut, në shtojcën kosovare janë botuar edhe intervista e zgjeruar me Ambasadorin prof. Muhamedin Kullashi, si dhe kolumne të veçanta nga Kryeministri Hashim Thaçi, Ministrat Enver Hoxhaj dhe Vlora Çitaku si dhe shkrime autoriale nga drejtori i Aeroportit të Lyon që operon me koncesion në Prishtinë, z. Philippe Bernard, Dr. Odile Perrot nga Misioni i OSBE-së si dhe Zëvendësministri Petrit Selimi.
“Kjo është hera e dytë gjatë gjashtë muajve të fundit që Republika e Kosovës prezantohet tek audienca e targetuar e diplomatëve botërore, pas botimit të një dosje të ngjashme në revistën më të vjetër diplomatike në botë “The Diplomat”, që botohet në Britani të Madhe”, thuhet në komunikatë.
Të tjera nga
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka njoftuar se procesi i votimit është duke u zhvilluar... -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë











