Lajme
Kosova pret më shumë nga gjenerata e re e mërgimtarëve
Ministri i Diasporës, Valon Murati u takua me studentët dhe me Kuvendin e Shqiptarëve në Bernë. Ai tha se Kosova pret më shumë nga të rinjtë shqiptarë në Zvicër
Kosova pret kontribut më të madh nga gjenerata e re e bashkatdhetarëve që jetojnë në Zvicër, për të cilët edhe ka krijuar mundësi që ata ta mbajnë praktikën në Kosovë. Kështu ka deklaruar ministri i Diasporës, Valon Murati pas një takimi që zhvilloi me disa studentë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Murati në përfundim të vizitës në Zvicër, u takua me përfaqësuesit e shoqatave të studentëve të Bernës, Lozanës dhe me ata të Freiburgut, me të cilët diskutoi për thellimin e bashkëpunimit në fushat me interes të kësaj shtrese të diasporës.
Siç thuhet në komunikatën për media lëshuar nga MeD, ministri Murati e prezantoi programin e punës praktike për studentët nga diaspora në institucionet e Kosovës, një program ky, të cilin e udhëheq Ministria e Diasporës, ndërsa paralajmëroi se janë duke u bërë përpjekje ta zgjerojnë këtë program dhe studentët të kenë mundësi ta kryejnë praktikën edhe në institucionet e Shqipërisë.
“Ju jeni ajo gjeneratë, nga e cila presim më së shumti. Kontributi juaj nuk do të jetë i njëanshëm, mirëpo bashkëpunimi me institucionet e Kosovës si dhe me mekanizmat që i kemi iniciuar si asociacionet e studentëve dhe të rinjtë në botë, duhet të rezultojë në një benefit të dyanshëm”, tha ministri Murati.
Ai shtoi se integrimi i tyre edhe më i madh në jetën sociale dhe politike të Zvicrës është në dobi jo vetëm të komunitetit shqiptar, për të dhënë shembull të shkëlqyeshëm të integrimit, por edhe në të mirë të shtetit të Kosovës dhe të Shqipërisë.
Studentët, siç thuhet në komunikatë, e njoftuan ministrin rreth organizimit të tyre si në nivel kantonal, ashtu edhe në atë federal, ndërsa më së shumti shprehën interesim për projektin e punës praktike të Ministrisë së Diasporës, ndërsa së bashku u dakorduan që ta intensifikojnë komunikimin me asociacionet e studentëve në mbarë botën, si dhe me institucionet në Kosovë dhe në Shqipëri.
Po ashtu, ministri Murati u takua edhe me kryesinë e Kuvendit të Shqiptarëve në Zvicër, me të cilën bisedoi rreth bashkëpunimit më të madh në organizimin e komunitetit shqiptar në frymë të integrimit dhe të ruajtjes së identitetit kulturor, gjuhësor dhe historik e kombëtar.
Gjithashtu, u diskutua për zgjidhjen e brengave me të cilat preokupohen bashkatdhetarët tanë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











