Lajme
Kosova pret lajme të mira nga FIFA
Në Meksikë ku po mbahet Kongresi i 66-të i FIFA-s kanë udhëtuar vetëm Fadil Vokrri dhe Flamur Bunjaku. Në Kosovë po presin lajme të mira nga Meksika
Qytetarët e Kosovës e kryesisht sportdashësit, po presin edhe një lajm të mirë nga Meksiko City ku po mbahet Kongresi i 66-të i FIFA-s, që edhe Kosova të pranohet në shtëpinë botërore të futbollit. Për në shtetin meksikan kanë udhëtuar vetëm dy kosovarë, kryetari i Federatë së Futbollit, Fadil Vokrri dhe anëtari i Bordit, Flamur Bunjaku.
Sipas njoftimeve zyrtare, në këtë Kongres nuk kanë mundur të marrin pjesë më shumë përfaqësues nga Kosova, par shkak të problemit me viza, kur dihet se Meksika ende nuk na ka njohur.
Zyrtaret e këtij shteti kanë bërë përjashtim vetëm për kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrrin, ndërsa Bunjaku ka udhëtuar, pasi sipas Express është i pajisur me pasaportë zvicerane.
Optimizmi në Kosovë është rritur ndjeshëm pas vendimit që të martën mbrëma e mori Këshilli i FIFA-s, i cili ka proceduar për në Kongres kërkesën e FFK-së për pranim.
Pos që ka proceduar kërkesën e FFK-së te Kongresi, që mblidhet të premten në Meksikë, i ka rekomanduar këtij organi që të pranojë Kosovën. Kongresi siç raporton Koha, është organi më i lartë i FIFA-s dhe organi kompetent për pranimin e anëtarëve të rinj.
“Është konfirmuar se nëse Kosova e Gjibraltari pranohen në Kongresin e 66-të, do të përshihen në eliminatoret për Botërorin e vitit 2018. UEFA është autorizuar që të gjejë modalitetet për integrimin e këtyre dy vendeve në eliminatore”, thuhet në vendimin e Këshillit të FIFA-s.
Në fakt pengesa e madhe drejt pranimit në FIFA është kaluar më 3 maj në Budapest, me pranimin e Kosovës në UEFA, Konfederatën Evropiane të Futbollit. Siç kanë raportuar mediet kosovare, në FIFA janë 209 shtete, ndërsa për pranimin e Kosovës kërkohen 105 vota. Kosovën, ndërkaq si shtet të pavarur e kanë njohur 111 shtete.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja










