Lajme
Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar
Kosova, pa asnjë votë kundër, është pranuar anëtare me të drejta të plota në Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë (KON)
Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë (KON), pa asnjë votë kundër e ka pranuar të martën në takimin e Monakos, Kosovën si anëtare me të drejta të plota në këtë institucion. Me këtë vendim, Kosova pas 20 vitesh e përmbushë ëndrrën për të marrë pjesë si shtete në lojërat olimpike botërore.
Vendimi i sotëm i krijon mundësi sportistëve kosovarë që të marrë pjesë në kualifikimet për lojërat olimpike dhe po ashtu në Lojërat Olimpike të Evropës në Baku 2015 si dhe në Olimpiadën e Rio de Janeiros, në vitin 2016.
Besim Hasani, kryetar i Komitetit Olimpik të Kosovës ka thënë se nga sot Kosova është shtet i barabartë me 204 komitete kombëtare olimpike të tjera.
“Ky është lajm fantastik. Kjo është një histori e re për sportistët e Kosovë, të cilët mund të marrin pjesë në kualifikime dhe në lojëra olimpike, t’i realizojnë ëndrrat e tyre, si dhe të tregojnë më të mirën nga vetja. Ky është një rast i mirë që të mësojmë shumë nga bota dhe të nisemi përpara ashtu siç duhet dhe të jemi një Komitet Olimpik”, ka thënë Hasani.
Këshilli ekzekutiv i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, në tetor të këtij viti, kishte miratuar pranimin e përkohshëm të Komitetit Olimpik të Kosovës. Hasani tha se Kosova ka disa sportistë të dalluar që mund të korrin suksese në arenën ndërkombëtare.
“Ne tashmë i kemi disa sportistë mjaft të mirë, të cilët në vitet e fundit kanë rrëmbyer medalje të arta dhe të tjera botërore, por edhe nga Kampionatet Evropiane. Është një shembull i mirë se çka mund të arrish përmes sportit dhe falë diplomacisë në sport”, përfundoi Hasani.
Kundër pranimit të Kosovës janë deklaruar përfaqësuesit e Serbisë, të cilët e kanë quajtur gabim pranimin e Kosovës në KON. Ministri i sportit i Serbisë, Vanja Udoviçiq, tha se vendimi për pranimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, me të drejta të plotë, është vendim “jo i mirë” .
“Si ministër i sportit, konsideroj se vendimi nuk është i mirë, para se gjithash, për sportin ndërkombëtar, pasi jep hapësirë për precedentë të ardhshme, që mund ta shkatërrojnë sportin ndërkombëtar”, tha në deklaratën e tij zoti Udovçiq, citon “Zëri”.
Ndërsa presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, e ka mirëpritur pranimin e Komitetit Olimpik të Kosovës, i cili ndodhi sot, në Sesionin e 127-të të Komitetit Ekzekutiv të KON-it.
Kosova me këtë rast u bë anëtarja e 205-të e KON-it dhe do të ketë të drejt pjesëmarrjeje në Lojërat Olimpike, që nga “Rio 2016”.
“Kosova është një vend vërtet sportiv, me 1200 klube dhe 34 Federata kombëtare, tetë prej së cilave, njihen plotësisht ndërkombëtarisht dhe gjashtë të tjera përkohësisht”, ka thënë drejtori i KON-it për marrëdhënie me Komitetet kombëtare, Pere Miro.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja














