Zhvillim
Kosova përmbyll Marrëveshjen Stand-By me FMN-në
Ideja fillestare është që të diskutohet për një lloj programi që është më i lehtë se ky që po përfundohet dhe që reflekton të arriturat e deritanishme të vendit tonë
Është mbajtur sot, nën drejtimin e ministrit Beqaj takimi përmbyllës i Komisionit për mbikëqyrjen e Marrëveshjes Stand-BY me Fondin Monetar Ndërkombëtar. Me ketë rast ministri Beqaj ka thëne se ky Program nuk ka qenë i lehtë, por përkushtimi dhe puna e të gjithë neve ka bërë që ta përmbyllim me sukses këtë program dhe se Kosova në këtë rast ka dhënë një shembull të mirë se si fillohet dhe përfundohet një program me FMN.
“ Sot jo vetëm në Evropë , por edhe më gjerë, janë të pakta ato vende që fillojnë dhe përfundojnë këso lloj programesh me FMN, shkruan koha.net. Qeveria e Republikës se Kosovës gjatë kësaj periudhe ka treguar se është e zotuar për reforma, është e zotuar për zhvillim ekonomik dhe është e zotuar për mbajtjen e disiplinë fiskale dhe stabilitetit të përgjithshëm makroekonomik”, ka thënë ministri Beqaj.
Me këtë rast ministri Beqaj ka theksuar se aktualisht ne kontakte me FMN-ne janë duke u shikuar mundësitë e një bashkëpunimi të mëtutjeshëm dhe se ideja fillestare është që të diskutohet për një lloj programi që është më i lehtë se ky që po përfundohet dhe që reflekton të arriturat e deritanishme të vendit tonë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













