Futboll
Kosova në sytë e FIFA-s
Shtëpia e futbollit botëror i kushton një reportazh Kosovës në futboll

Kosova po kalon në një moment të mirë në futboll. Ndodhen në vendin e parë në grup, kanë marrë pak gola dhe kanë përparuar shumë.
FIFA i ka kushtuar një reportazh Kosovës, që u pranua në FIFA më 13 maj para dy viteve, përcjell albinfo.ch.
Askush nuk do ta kishte menduar se përfaqësuesja më e re e botës do të kishte kaq shumë progres.
🇽🇰 This dipping finish by Kosovo star Milot Rashica 🔥#NationsLeague pic.twitter.com/A3Ao4rBjOJ
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) October 17, 2018
Skuadra e trajnerit Bernard Challandes kryeson në grupin 3 të Ligës D dhe ka mundësi të mira për t’u ngjitur më lart, e pse jo edhe të marrë pjesë në Evropianin e vitit 2020.
Pas kualifikueseve të Botërorit, që shkuan si mos më keq, tani në Ligën e Kombeve, sipas FIFA-s “Kosova po hedh bazat për një të ardhme të ndritshme”.
“Duhet vetëm të kujtoni që ne nuk kishim vërtet me çfarë t’ia nisnim. Federata jonë bëri një punë të mrekullueshme, stadiumi është i mirë dhe kemi ligën tonë. Ne mund të zhvillojmë stilin tonë. Po ashtu mund të futemi në 100 vendet e para të FIFA-s, në muajt e ardhshëm. Ky është objektivi ynë kryesor. Pas kësaj do të vendosim të tjerë”, është shprehur Samir Ujkani, kapiteni i Kosovës.
Kosova synon të ngjitet në Ligën C, në formatin e ri të UEFA-s, e nën drejtimin e Bernard Challandes, që zëvendësoi Albert Bunjakun një vit më parë, ka shtuar kuotat e saj dhe ambiciet për një të ardhme të madhe.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz