Kosova
Kosova mund të tërheqë kërkesën për INTERPOL
Zyrtarë të kësaj Qeverie thonë se Kosova nuk dëmtohet edhe nëse tërhiqet
Qeveria në dorëheqje ka paralajmëruar se do ta tërheqë kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Organizatën Ndërkombëtare të Policisë – INTERPOL në qoftë se krijohet situatë e pafavorshme. Zyrtarë të kësaj Qeverie thonë se Kosova nuk dëmtohet edhe nëse tërhiqet. Më pak se një muaj (15 -18 tetor) na ndajnë nga Kuvendi i Përgjithshëm i INTERPOL-it, i cili do të mbahet në Kili.
Mirëpom, edhe pse Kosova tashmë ka dorëzuar aplikacionin për anëtarësim në këtë organizatë ndërkombëtare, Qeveria në dorëheqje e Kosovës po paralajmëron tërheqjen nga votimi, njëjtë sikurse kishte bërë në vitin 2017 nga frika se nuk do të arrihet të sigurohen votat e nevojshme. Zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Jashtme kanë deklaruar se do ta pezullojnë votimin po qe se rrethanat nuk janë të favorshme për Kosovën.
Në anën tjetër, përfaqësues të qeverisë në dorëheqje konsiderojnë se Kosova nuk dëmtohet edhe nëse tërhiqet për sivjet, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze Miranda Kajtazi, docente në Universitetin e Lundit, dhe Bahtijar Vogel, udhëheqës i Departamentit të Shkencave Kompjuterike... -
Nga Zvicra në Prishtinë: Mjekët shqiptarë frymëzojnë gjeneratën e re të studentëve të mjekësisë -
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë
Jeta në Austri
-
A do të punonit në Austri për 2200 euro? Austria kërkon punëtorë sezonalë në prag të sezonit dimëror... -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë











