Lajme
Kosova, ndër vendet e para, qytetarët e së cilës i besojnë vaksinës anti-Covid
Republika e Kosovës është në mesin e dhjetë vendeve të botës, në një listë ku janë renditur vendet, qytetarët e të cilave besojnë se vaksinat ndaj viruseve janë të sigurta.
Kosova renditet e shtata në listën prej 23 vendesh, ku rreth 59 për qind e kosovarëve në një anketë të realizuar gjatë këtij viti, kanë deklaruar se besojnë se vaksinat ndaj virusit janë të sigurta.
Sipas rezultateve të nxjerra nga anketa, kësaj liste i prin Uzbekistani, ku 81 për qind e qytetarëve të këtij vendi besojnë në sigurinë e vaksinave, ndërsa në vendin e dytë është Taxhikistani me 71 për qind, pastaj Turkmenistani 65 për qind, Hungaria dhe Kirgizia me 62 për qind, Rumania me 61, Kosova me 59 për qind, në vendin e tetë është Afganistani me 58 për qind, Pakistani me po ashtu 58 për qind.
Kurse vendi ku qytetarët më së paku besojnë se vaksina është e sigurt, është Rusia, me 21 për qind.
Sipas anketës, në Rusi vetëm një në pesë qytetarë deklarojnë se vaksina është e sigurt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












