Kosova
Kosova ndalon importin e shpezëve nga Gjermania
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Republikës së Kosovës (AUV) ka marrë vendim për ndalimin e menjëhershëm të importit të shpezëve dhe produkteve të tyre nga Gjermania, pas konfirmimit të rasteve të gripit të shpezëve me patogjenitet të lartë (HPAI – H5N1) në disa ferma gjermane.
Sipas njoftimit të AUV-së, ndalesa përfshin shpezët e gjalla, mishin, vezët dhe nënproduktet e tyre që kanë origjinën nga territori i Gjermanisë. Ky vendim është marrë si masë parandaluese për mbrojtjen e shëndetit të kafshëve dhe sigurisë ushqimore në Kosovë.
“Kjo ndalesë hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në vlerësimin e mëtejshëm të situatës nga autoritetet përkatëse ndërkombëtare dhe nga AUV”, thuhet në njoftimin e agjencisë.
AUV ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e situatës epidemiologjike dhe bashkëpunimin me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për të parandaluar përhapjen e sëmundjes në territorin e Kosovës.
Publiku dhe operatorët ekonomikë, sipas agjencisë, do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual në këtë vendim.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim













