Lajme
Kosova mori pjesë në konferencën e OECD-së
OECD është forum përmes të cilit qeveritë e 34 vendeve punojnë dhe këmbejnë përvojat për tejkalimin e problemeve ekonomike
Në takimin e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), me temën “Ndërtimi i Vizionit 2020 për Evropën Juglindore”, që po mbahet në kuadër të aktiviteteve të javës së CEFTA-s në Paris, zv.kryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari – Lila, foli për rëndësinë e ngritjes së potencialit njerëzor në zhvillimin ekonomik të vendit.
“Ne jemi duke punuar në një strategji për Investimet e Huaja Direkte që do të identifikojë sektorët atraktiv për fuqinë punëtore të re dhe me arsim superior. Ne po ashtu jemi duke punuar në identifikimin e faktorëve që do të promovojnë investimet në sektorët inovativë. Besojmë se jo vetëm që do të rrisim produktivitetin përmes inovacioneve, por edhe do të promovojmë një kulturë moderne të ndërmarrësisë”, ka theksuar ministrja Kusari-Lila, shkruan Zëri.
Në të njëjtën ndërtesë, në kuadër të javës së CEFTA-s, Oda Ekonomike e Kosovës udhëhoqi takimin rajonal të odave ekonomike të vendeve anëtare të CEFTA-s. Kryetari i OEK, Safet Gërxhaliu, shprehu nevojën për të forcuar komunikimin mes OECD dhe Kosovës në mënyrë që të krijohet një model bashkëpunimi për promovim vlerash të përbashkëta.
“Ne besojmë se kemi nevojë të rrisim komunikimin në mes nesh, duke krijuar një model bashkëpunimi që na mundëson t’i bashkojmë njerëzit dhe t’i promovojmë vlerat tona të përbashkëta duke eliminuar barrierat politike”, tha kryetari OEK, Gërxhaliu.
OECD është forum përmes të cilit qeveritë e 34 vendeve anëtare punojnë dhe ndajnë në mes veti përvojat për tejkalimin e problemeve ekonomike.
Java e CEFTA-s, e cila filloi më 22 nëntor, shënon fundin e kryesimit të Kosovës. Vitin e ardhshëm marrëveshja e tregtisë së lirë (CEFTA) do të kryesohet nga Shqipëria.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit










