Kosova
Kosova miraton nismën për lidhjen e marrëveshjes për ekstradim me Suedinë
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot nismën për lidhjen e marrëveshjes mes Kosovës e Suedisë për ekstradim, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha se Republika e Kosovës ka rritur të avancojë pozicionin e saj në marrëdhëniet ndërkombëtare.
Ai tha se Mbretëria e Suedisë është pajtuar që të avancojë tutje bashkëpunimin në fushën e ekstradimit.
Ndërkaq, zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorolli, tha se nisma për marrëveshjen për ekstradim është e bazuar në aspiratën e Kosovës për afirmimin e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit bilateral.
“Marrëveshja do të rregullojë procedurën që duhet ndjekur që nga momenti i kërkesës për ekstradim, deri te dorëzimi i personit të ekstraduar, duke ngërthyer në vete standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut…”, tha Qorrolli.
E-Diaspora
-
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve Nga 1 marsi i vitit të ardhshëm, Metihe Mehmeti, 42 vjeçe, do të marrë detyrën e... -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










