Lajme
Kosova me pemë dhe perime të freskëta
Rahoveci, Mamusha, Prizreni dhe Suhareka tashmë kanë një pikë grumbulluese 300 tonësh me frigoriferët ku mund të ruhen perimet e freskëta
Projekti ka kushtuar 339 mijë euro dhe është financuar nga Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian dhe Komuna e Rahovecit.
Ministri kosovar i Bujqësisë, Blerand Stavileci tha se gradualisht po merr fund shitja e produkteve gjatë pikut sezonal dhe, sipas tij, fermerët përmes pikave grumbulluese do të përfitojnë shumë, transmetojnë mediat e Kosovës.
Ndërsa menaxheri i projektit, Fehim Krasniqi në këtë pikë, janë punësuar 10 persona, ndërsa në sezon do të punësohet edhe 30 deri në 40 të tjerë.
“Kapacitet e qendrës grumbulluese janë dy deri në tre tonë klasifikim në orë, ndërsa kapacitet ruajtëse janë nga 250 deri në 300 tonë. Ka kapacitete ftohëse, dy frigoriferë deri në 800 metra ku mund të ruhen këta tonë me perime të freskëta. Ky projekt është financuar nga Komisioni Evropian ku vlera e tij ka qenë 339 mijë euro, ku Komuna e Rahavecit ka participuar me 40 mijë euro”, tha Krasniqi.
Përfaqësuesit e Komisionit Evropian kanë pohuar se kjo qendër është shumë e rëndësishme meqë me kapacitetet dhe pajisjet e veta, mundëson që produktet të mos shiten gjatë sezonit kryesor por nëpërmjet frigoriferëve mundësohet ruajtja e tyre, kurse shitja në një moment më të favorshëm.
Në kuadër të këtij projekti gjithashtu ka pasur edhe trajnime për fermerët se si t’i ruajnë dhe t’i grumbullojnë produktet e tyre, e t’i shesin në një kohë kur ekzistojnë më pak në treg
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











