Lajme
Kosova, me mjedisin më të ndotur në rajon
Ndotja e lartë e mjedisit konsiderohet edhe si shkaktar i sëmundjeve dhe vdekjeve thonë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë

Qytetarët e Kosovës kërcënohen nga mjedisi i ndotur jetësor që po ndikon në rritjen e numrit të sëmurëve nga mushkëritë dhe sëmundjet tjera respiratore e madje edhe shkakton vdekjen e njerëzve. Kështu thonë ekspertë të çështjeve të ruajtjes së ambientit.
Për kah degradimi i mjedisit jetësor, Kosova ishte kritikuar edhe nga mekanizmat ndërkombëtarë. Në raportet e këtyre mekanizmave, Kosova ishte renditur në nivelin më të ulët të standardeve mjedisore në Ballkanin Perëndimore dhe në Evropë.
Agron Bektashi nga Qendra Rajonale e Mjedisit (REC), në një prononcim për ‘Radion Evropa e Lirë’, thotë se Kosova është duke u përballuar me ndotje të madhe të ajrit, ujërave dhe tokave. “Në përgjithësi ndotja e ajrit në Kosovë është në nivel të madh dhe situata shëndetësore dhe mjedisore nuk është aspak e lakmueshme”, thekson Bektashi.
Për qytetarët të cilët jetojnë në zonat ku janë të vendosura termocentralet apo edhe kompanitë industriale, rreziku për shëndetin është më i lartë, thotë Bektashi.
Ndotja industriale, paraqet një kërcënim më vete. Termocentralet që furnizojnë pjesën më të madhe të Kosovës me rrymë, janë të ngritura në komunën e Obiliqit, prej nga jo vetëm Obiliqi, por edhe Prishtina dhe zonat përreth kontaminohen nga ajri i ndotur, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet në Kosovë, ndërkohë vazhdimisht kanë theksuar se mbeten të përkushtuar që në frymën e zhvillimit të qëndrueshëm të zbatojnë kërkesat për mbrojtjen e mjedisit.
Ndotja e lartë e mjedisit konsiderohet edhe si shkaktar i sëmundjeve dhe vdekjeve thonë zyrtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë.
Ndotja e mjedisit në Kosovë, përveç që shkaktohet nga kompanitë e mëdha të industrisë së rëndë, vjen edhe nga numri i madh i veturave. Në Kosovë llogaritet të jenë afër 385 mijë vetura, ku mesatarja e vjetërsisë së tyre që qarkullojnë në Kosovë është 18 vite.
Ndryshe, veturat e vjetra të cilat po konsiderohen si një nga ndotësit më të mëdhenj të ambientit në Kosovë, me një vendim të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve për importin e veturave, pavarësisht vjetërsisë, vlerësohet se ka rritur numrin e këtyre veturave gjatë afër dy viteve të fundit.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor