Kosova
Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, ndër vendet më të ndotura në botë
Anketa Botërore e Riskut nga Fondacioni Lloyd’s Register ka publikuar së fundmi një raport, ku rendit Shqipërinë, Malin e Zi dhe Kosovën ndër 10 shtetet me një sjellje familjare më të papërgjegjshme për hedhjen e mbeturinave në mbarë botën, përcjell albinfo.ch.
Ky raport është bazuar nga të dhënat e sondazhit global “Gallup”, i cili realizoi 147.000 intervista në 142 vende dhe territore anembanë botës.
Mosmenaxhimi siç duhet i mbetjeve shtëpiake shkakton probleme në mjedis dhe po ashtu rrezik për shëndetin e njerëzve. Raporti shkruan se 10 vendet dhe territoret me shkallën më të lartë të ndarjes së mbetjeve janë të gjitha në Evropë ose në Azinë Lindore. Raporti thotë se shumica e njerëzve në këto vende nuk raportojnë se i hedhin mbeturinat në vendin e duhur, por i vendosin ato vend e pa vend, pa e ditur dëmin që shkaktojnë në shëndetin e banorëve të tjerë, të cilët ndryshe nga ata përpiqen të jenë sa më të kujdesshëm.
Kosova renditet e treta në listën e vendeve ku njerëzit nuk i ndajnë mbeturinat shtëpiake para deponimit, pas Bregut të Fildishtë dhe Gabonit. Mali i Zi dhe Shqipëria ndajnë pozitën e nëntë në tabelë, me rezultate pak më të mira se Togo, Kameruni, Benini, Liberia dhe Republika e Kongos.
Në Kosovë, “mungesa e njohurive, vetëdijes dhe edukimit në mesin e popullatës së përgjithshme kanë penguar progresin drejt ndarjes më të madhe të mbeturinave shtëpiake në burim. Duhet të ofrohen më shumë programe arsimore dhe ndërgjegjësuese”, thuhet në raport.
Në shkallë globale, raporti zbulon se më shumë se dy në pesë familje globalisht i hedhin mbeturinat e tyre në mënyrë të pakontrolluar, si djegia e hapur ose hedhja e tyre në rrugë, duke paraqitur rreziqe të mëdha për shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











