Kosova
Kosova kërkon nga Mali i Zi edhe 33 mijë metra katrorë në Kamenovë
Mediat malazeze sot kanë raportuar se Ministria e Drejtësisë e Kosovës ka ngritur padi kundër Komunës së Budvës në Mal të Zi, duke kërkuar kthimin e 4 mijë e 500 metrave katrorë tokë në “Rafailoviq”. Përveç kësaj, thuhet se Kosova po kërkon edhe kthimin e 33 mijë metrave katrorë tokë në Gjirin e Kamenovës.
“Vijesti” shkruan se Agjencia Kosovare e Privatizimit po kërkon kthimin e 33 mijë metra katrorëve në Gjirin e Kamenovës, i cili dikur ishte vendpushimi i punëtorëve të ndërmarrjeve publike dhe nxënësve të Kosovës.
“Agjencia Kosovare e Privatizimit nuk heq dorë të provojë se kompania “Rekreatus” nga Prishtina është pronari i vërtetë i 33 mijë metrave katrorë, dhe jo kompania me të njëjtin emër, selia e së cilës është në Budva. “Rekreaturs” është një ish-kompani sindikale nga Prishtina që kishte një vendpushim në Kamenovë dhe planifikoi të ndërtonte një të ngjashme në Ulqin. Nën rrethana të pashpjegueshme, kompania u zhvendos në Budva gjatë luftës më 1999, dhe “Atlas Group” e bleu atë në 2002 për 60 mijë euro”, shkruan Vijesti.
Resorti ka qenë jashtë funksionit për një kohë të gjatë, kanë mbetur vetëm kazermat e rrënuara dhe të papërdorshme, por deri më sot ndërtimi i një resorti luksoz turistik nuk ka filluar, siç është planifikuar në dokumentet e planifikimit.
Gjykata Themelore në Kotor lëshoi një masë të përkohshme që ndalon tjetërsimin, asgjësimin dhe ngarkesën e tokës 15 vjet më parë./GE
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












