Lajme
Kosova ka nevojë për EULEX-in
Rastet më të mëdha gjyqësore të EULEX-it në të kaluarën kanë qenë rasti “Drenica”, “MTPT”, “Apex” , “KEK-u” e së fundmi edhe i deputetit Azem Syla
Derisa gjyqësori të zhvishet nga politika, Kosova ka nevojë për Misionin e BE-së për Sundim të Ligjit-EULEX, për t’i luftuar rastet më të rënda të krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu vlerësojnë juristët kosovarë të cilët thonë se Kosova ende ka nevojë për praktikat e Bashkimit Evropian në fushën ligjit dhe rendit.
Juristët në Prishtinë thonë se vazhdimi i mandatit të EULEX-it deri më 2018, ka qenë shumë i nevojshëm.
Vigan Qarroli është profesor në Fakultetit Juridik në Universitetin e Prishtinës. Ai ka thënë se Kosova ka nevojë për EULEX-in dhe se dobia e këtij misioni nuk duhet të shihet me inerci.
“Vazhdimi i mandatit të EULEX-it edhe për dy vjet të tjera nënkupton para se gjithash nevojën e Kosovës për këtë mision të fushën e sundimit të ligjit. Dobia e EULEX-it për popullin e Kosovës nuk duhet të shihet me inerci dhe me perceptim negativ – se gjithçka ka shkuar keq. Spektaklet mediale janë çështje e mërzitshme për publikun. Prandaj edhe jo rrallë ky mision kryqëzohet se ka bërë punë jo sa duhet”, është shprehur Qarroll për gazetën “Zëri”.
Edhe avokati Arianit Koci konsideron se EULEX-i ka qenë i dobishëm për Kosovën dhe prandaj duhet të vazhdojë të qëndrojë edhe më tutje në Kosovë. “Gjatë kësaj periudhe duhet që ne vendorët, t’i marrim në duar të gjitha rastet e profilit të lartë. Bërllokun tonë, nëse ka, duhet ta pastrojmë vetë”, është shprehur Koci, transmeton Albinfo.Ch.
Ndërkaq avokati tjetër Tomë Gashi, e ka kundërshtuar vazhdimin e misionit duke thënë se EULEX-i “nuk ka treguar kurrfarë rezultati edhe pas tetë vjetësh”.
EULEX ishte thirrur tetë vjet më parë nga institucionet e Kosovës për të forcuar ligjin dhe rendin, por pavarësisht buxhetit dhe stafit të madh ky mision është pritur të bëjë më shumë në shtetin që vazhdimisht është kritikuar edhe në raporte ndërkombëtare për korrupsion e krim të organizuar.
Rastet më të mëdha gjyqësore të EULEX-it në të kaluarën kanë qenë rasti “Drenica”, “MTPT”, “Apex” , “KEK-u” e së fundmi edhe i deputetit Azem Syla, i cili është duke u hetuar për krim të organizuar së bashku me 51 persona të tjerë, janë vetëm disa nga rastet gjyqësore të cilat janë në shqyrtim të prokurorëve dhe gjyqtarëve nga radhët e EULEX-it.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











