Kosova
Kosova ia ka marrë tregun Bullgarisë për shitjen e mjedrës në BE
Prodhuesit e mjedrës në Bullgari kanë paralajmëruar se është shënuar rënie drastike në shitjet e produkteve të tyre.
Industria këmbëngul se ky trend ka nisur vitin e kaluar dhe nëse shteti nuk ndërmerr masa urgjente, shumë kompani do të bankrotojnë.
Arsyeja kryesore, siç raporton Televizioni Publik bullgar, është futja e mjedrave nga vende jashtë Bashkimit Evropian që, siç raporton ky televizion, në mënyrë agresive po futen në tregun evropian.Prodhues bujqësorë të përfshirë në kultivimin e mjedrës në Bullgari janë pak më shumë se 1000 dhe plantacionet e tyre janë rreth 2,200 hektarë.
Mjedrat e freskëta janë për tregun e brendshëm kurse të ngrirat janë për tregun evropian. Kultivuesit e mjedrës, megjithatë, brengosen se produktin e tyre do ta shesin me humbje këtë vit, transmeton Koha.net.
Bozhidar Petkov, kryesues i Shoqatës Bullgare të Mjedrës, thotë se në 2-3 vitet e fundit, vendet që s’janë marrë tradicionalisht me kultivimin e mjedrës, si Kosova, Ukraina, Mali i Zi e madje edhe Shqipëria, kanë nisur të shfaqen në këtë treg.
Me një çmim prej rreth 1.2-1.3 euro, Petkov thotë se ata ofrojnë mjedra të ngrira për tregjet gjermane.Deri më tani, prodhuesit bullgarë kanë shitur mirë në tregun gjerman, në atë britanik dhe në Francë, por tani mbështeten kryesisht në subvencione të BE-së.
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










