Sport
Kosova i përfundon Lojërat Mesdhetare me katër medalje
Distria Krasniqi (-52 kilogramë), Nora (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg) fituan medaljet e arta, kurse Loriana Kuka (-78 kg) të argjendtën
Ekipi Olimpik i Kosovës ka përfunduar garat në Lojërat e 18-ta Mesdhetare Tarragona 2018.
Kosova do të kthehet me katër medalje, tri prej tyre të arta dhe një të argjendtë dhe të gjitha këto të fituara nga sporti i xhudos, falë edhe trajnerit, kampionit olimpik, Driton Kuka, si dhe kampiones olimpike, Majlinda Kelmendi, që ishte në cilësinë e trajneres, shkruan faqja e Komitetit Olimpik të Kosovës.
Distria Krasniqi (-52 kilogramë), Nora (-57 kg) e Akil Gjakova (-73 kg) fituan medaljet e arta, kurse Loriana Kuka (-78 kg) të argjendtën, përcjell albinfo.ch.
Afër medaljes ishin edhe xhudistja Laura Fazliu (-63 kg), karateistja, Adelina Rama (-61 kg), si dhe boksierët, Dielli Vranoci (-69 kg) e Violant Sylejmani ((-60 kg), të cilët humbën luftërat kryesore, që ua siguronin medaljen e bronztë, sikurse peshëngritësja, Leonora Brajshori, që doli e katërta dhe e pesta në disiplinat shtytje dhe shkëputje, kategoria -53 kg. Rama, Fazliu, Vranoci e Sylejmani zunë vendet e para.
Nga sportistët tjerë, karateisti, Alvin Karaqi, shigjetari, Hazir Asllani dhe tenisti Granit Bajraliu, kaluan raundin e parë.
Nënkampioni ballkanik, Musa Hajdari, ishte i 13-ti nga 18 sosh në disiplinën 800 metra, kurse shenjëtari, Nexhat Sahiti, i 15-ti nga 21 pjesëmarrës në disiplinën qitje me pistoletë ajri 10 metra. Të tjerët përfunduan kryesisht në pozitat e fundit, sikurse në ekipore, volejbolli në rërë (femrat), pingpongu (meshkujt) dhe tenisi (meshkujt), që nuk shijuan fitoren.
Krahas 40 sportistëve dhe 13 trajnerëve, Kosova në Tarragona 2018 u paraqit edhe me katër gjyqtarët: Ardian Muhadri (karate), Latif Demolli (boks), Abedin Bahtiri (pingpong) dhe Valon Nikqi (volejboll në rërë), të cilët përfaqësuan denjësisht vendin tonë, duke ndarë drejtësinë edhe në ndeshjet gjysmëfinale dhe finale.
Kosova përfundoi në pozitën 14 për nga numri i medaljeve, nga 26 shtete pjesëmarrëse.
Të ngjashme
Të tjera nga Sport
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












