Futboll
Kosova i merr edhe një futbollist Zvicrës
Florent Hadërgjonaj ka vendosur të luajë për Kombëtaren e Kosovës në futboll.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Hadërgjonaj. Ai në një postim në Facebook ka thënë se tash do ta veshë fanellën më të bukur në botë, transmetin albinfo.ch.
Hadërgjonaj deri tash ka luajtur për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Zvicrës.
Por ka thënë se tash ka ardhur momenti i duhur për të luajtur për vendlindjen.
“Përshëndetje, të dashur miq. Dua t’ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati të luaj me fanellën më të bukur në botë. Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vijë momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë. Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”, ka shkruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













