Kosova
Kosova humb dy investitorë të huaj, projekte 150 milionë euro

Dy projekte në vlerë prej 150 milionë euro të planifikuara nga investitorët e huaj në Kosovë nuk arritën të implementohen.
Bëhet fjalë për projektin “ÇiçavicaWindFarm” për prodhim të energjisë elektrike me erë, të kompanisë franceze “AkuoEnergy”, dhe atë të kompanisë britanike “MoxicoLuma Kosova Mining” për eksplorimin dhe verifikimin e burimeve minerale.
I pari, në vlerë mbi 100 milionë euro, i planifikuar nga viti 2021, nuk ka nisur të realizohet për shkak të mospërfundimit të procedurave për dhënien e statusit të investitorit strategjik. I dyti, Qeveria e Kosovës, këtë javë ka shfuqizuar një vendim të datës 13 dhjetor 2022, me të cilin është konfirmuar “vullneti i Qeverisë për t’i proceduar Kuvendit vendimin për dhënien e statusit ‘investitor strategjik’ kompanisë ‘MoxicoLuma Kosova Mining’”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ligji për investime strategjike në Kosovës saktëson se statusi i investitorit strategjik i jepet atij që i kontribuon rritjes ekonomike, punësimit dhe zbatimit të teknologjive të reja, apo që ndikon në rritjen e mirëqenies dhe kushteve të jetesës së qytetarëve të Kosovës dhe për ta fituar këtë status investitori duhet të ketë nga 10 deri në 30 milionë euro – varësisht nga sektori, përcjell albinfo.ch.
Kapitali i investimit të kompanisë britanike ka qenë i paraparë të jetë mbi 45 milionë euro që ka paraparë punësimin e 300 punëtorëve.
Këto projekte kanë qenë të fokusuara në komunën e Vushtrrisë. Ish-kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri, ka thënë se mosrealizimi i tyre është humbje për ekonominë e Kosovës. “Më vjen shumë keq që një investitor i madh po i largohet Vushtrrisë, në fakt i dyti, sepse kemi pasur edhe një projekt në energjinë e ripërtërishme që nuk është realizuar. Është zhgënjyese, sepse ne po e shohim mungesën e perspektivës ekonomike në vendin tonë dhe faktin se sa shumë të rinj po largohen nga Kosova”, thotë Tahiri për Radion Evropa e Lirë, përcjell albinfo.ch.
Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, thotë se në Kosovë investitorët ndërkombëtarë ikin çdo ditë e më shumë.
“Derisa vendet e rajonit po bëjnë çmos t’i tërheqin investitorët e huaj, ne i largojmë. Ky është një fakt shqetësues. Kemi dy investitorë të mëdhenj që janë larguar brenda dy vjetëve nga Kosova. Lind pyetja: Si është e mundur që të kemi zhvillim ekonomik nëse i refuzojmë investitorët e huaj?”, thotë Gërxhaliu për REL.
Ai shton se investitorët që largohen nga Kosova shkojnë në Maqedoninë e Veriut, ku procedurat për të fituar statusin e investitorit strategjik janë më të lehta për t’u plotësuar.
E-Diaspora
-
Një shqiptar zgjidhet nënkryetar i komunës Wylie, në Texas të SHBA-së Gino Mulliqit i është dhënë ky rol në komunën e cila ka rreth 60 mijë banorë....
-
Dy nxënës nga Kosova fitojnë nga 5 medalje në Paris
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri