Kosova
Kosova është vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua
Shkollimi i dobët dhe shkalla e lartët e vdekjeve gjatë lindjes, shkak i këtij niveli të ulët për jetën e grave në Kosovë
Kosova është renditur si vendi i dytë më i keq në Evropë për të jetuar si grua, sipas të dhënave të Indeksit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë të vitit 2023, përcjell albinfo.ch.
Siç ka shkruar “Euronews”, më keq se Kosova është vetëm Ukraina. Indeksi është krijuar nga Instituti i Oslos për Kërkime Paqeje (PRIO), përcjell albinfo.ch.
Mediumi ka nxjerrë raportin vetëm për Evropë, ndërsa në ranglistën botërore Kosova qëndron në pozitën e 100-të. Në të dhëna janë matur përfshirja, drejtësia dhe siguria për gratë. Janë përdorur 13 matës nga shkollimi deri te ligjet e punësimit e tek perceptimi për sigurinë dhe dhunën.
Nëntë nga dhjetë shtetet më të mira të botës për të qenë grua janë në Evropë. Danimarka i prin listës, me trefish më shumë pikë se Afganistani që është vendi i fundit. Pas Danimarkës, në renditje janë Zvicra dhe Suedia.
Ukraina është e fundit në Evropë, nga 41 shtete, që performoi tejet ulët në sektorin e sigurisë, për shkak të luftës.
Pikët e ulëta për Kosovën iu atribuuan shkollimit të dobët dhe nivelit të ulët të punësimit për gratë si dhe “niveleve shumë të larta” të vdekjeve të grave gjatë lindjeve.
Azerbajxhani ishte i treti për së keqi, për shkak të preferencës që të ketë lindje të djemve më shumë se të vajzave.
E-Diaspora
-
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja Këngëtarja turke Simge Sağın tregon origjinën shqiptare dhe bën shqiponjën (Video) ... -
Dy shqiptarë arrestohen pas ndjekjeje të rrezikshme në autostradën A15 në Itali -
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











