Kosova
Kosova, ende pa ambasadorë në 12 vende të botës
Në plot 12 vende të botës, prej muajsh Kosova nuk ka ambasadorë të akredituar. Disa zyrave në këto vende këtë fundgusht iu mbyllën edhe dyert.
Ekspertët vlerësojnë se Kosova nuk ka mbulueshmëri me ambasadorë jashtë vendit, e ka të pamundur aplikimin në organizata ndërkombëtare, dhe po të pamundur e ka ta përballojë fushatën e Serbisë për çnjohje.
Sapo iu përfundoi mandati atasheve në Amerikë, Gjermani e Turqi, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme i emëruan pasuesit.
Në vend të Ilir Qeriqit në SHBA është emëruar Berat Shala; në Gjermani Xhavit Sadriaj pasohet nga Besim Gashi, e në vend të Bekim Osmanit që ishte atashe ushtarak në Turqi u emërua Bekim Zejnullahu.
Punët e një ambasadori në misionet diplomatike nuk zëvendësohen dot nga ushtarakët, por sipas ish-atasheut të parë të mbrojtjes në SHBA, Xhavit Gashi, përfaqësuesi i ushtrisë edhe mund t’u japë një dorë punëve politike. Gashi në një intervistë për Klanin ka ndarë edhe një përvojë të tij.
“Ambasadori Ismaili ishte dikur në New York… kur telefonon ministri Hoxhaj thotë keq që nuk qenka aty se më duhet të takohem me dikë në Shtëpinë e Bardhë tek stafi i Biden, atëherë unë drejtpërdrejt kontaktova me stafin e zv. presidentit dhe e morëm punë të kryer, edhe është befasuar se ai më ka njoftuar mua vetëm si ushtarak, e jo si diplomat”, ka deklaruar ai.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










