Lajme
Kosova vendos “vija të kuqe” edhe për Gjermaninë
Tash e tutje, as shtetasit e Gjermanisë nuk do të mund të hyjnë në Kosovë pa e poseduar një test PCR-negativ. Pas rritjes së rasteve me COVID-19 gjatë ditëve të fundit, edhe ky shtet i është bashkuar listës së shteteve me rrezik të lartë infektimit.
Përveç Gjermanisë, kësaj liste i janë shtuar edhe tri shtete të tjera, duke bërë kështu që numri i vendeve me rrezik të lartë të infektimit të shkojë në 24, shkruan express, përcjell Albinfo.ch.
Bazuar në përditësimet e fundit, shtetet të cilat i konsideron Kosova me rrezik të lartë të infektimit janë: Franca, Spanja, Britania e Madhe, Italia, Gjermania, Belgjika, Holanda, Çekia, Polonia, Rumania, Portugalia, Austria, Hungaria, Irlanda, Sllovakia, Danimarka, Bullgaria, Kroacia, Sllovenia, Luksemburgu, Malta, Islanda, Qiproja dhe Lihtenshtajni.
Të gjitha këto shtete kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100 mijë banorë, gjë që i bën të jenë pjesë e listës së shteteve me rrezik të lartë.
Ndërkohë, shtetet, banorët e së cilave lejohen të hyjnë në vend pa e poseduar një test të tillë janë: Suedia, Greqia, Norvegjia, Finlanda, Latvia dhe Estonia.
E për mënyrën se si vendoset që një shtet ka rrezik të lartë të infektimit, ka dhënë detaje Ministria e Shëndetësisë.
Ky institucion ka deklaruar se Kosova vepron në bazë të listës së publikuar në web-faqen e Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), listë kjo që përditësohet vazhdimisht.
“Lista është e publikuar në web-faqen e ECDC dhe në bazë të saj veprohet edhe në Kosovë. Me rrezik të lartë konsiderohen vendet që kanë mbi 120 raste të infektimeve në 100.000 banorë”, ka deklaruar ministria.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









