Lajme
Kosova e atakuar nga fukarallëku
Këtë vit ka pasur rënie të eksporteve për 24.4 për qind, rënie të remitencave për 4.8 për qind dhe të investimeve të huaja 27.6 për qind
Zhvillimi ekonomik në Kosovë në krahasim me vitet e shkuara, sivjet ka shënuar rënie, nga 5 për qind në 3.8 për qind, ndërsa këto parametra tregojnë se papunësia dhe varfëria do të shënojë rritje. Sipas statistikave, në Kosovë edhe më tej vazhdojnë të jetojnë rreth 12 për qind e popullsisë me një euro në ditë. Sekretari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi i ka thënë për REL, se rritja 3.8 për qind siç ka thënë Banka Qendore, në perspektivën afatshkurtër, nuk është rritje e mjaftueshme, duke pasur parasysh që Kosova, sipas tij, ka nevojë për dyfishin e rritjes ekonomike aktuale. “…mbajtja e ritmit të rritjes është me rëndësi, po duhet përfundimisht të bëhen përpjekje që të dyfishohet kjo, dhe tash perspektiva mund të jetë në implementimin e suksesshëm të projekteve në energji dhe telekomunikacion, perspektiva mund të jetë në anëtarësimin në BERZH, për shkak se anëtarësimi në BERZH mundëson qasjen e fondeve zhvillimore”, thotë Rukiqi. Ndryshe, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, këtë vit ka pasur rënie të eksporteve për 24.4 për qind, ngritje të importeve, rënie të dërgesave të emigrantëve për 4.8 për qind, e po ashtu rënie të investimeve të huaja direkt prej 27.6 për qind. Sipas Rukiqit, këto të dhëna janë treguesi më i mirë për gjendjen, në të cilën ndodhet ekonomia e Kosovës. “Kjo rritje ekonomike nuk mund ta zbusë papunësinë. Rënia e remitencave, rënia e investimeve ndikojnë që Kosova edhe për një kohë të gjatë të ketë këtë gjendje të vështirë ekonomike”, thotë Rukiqi. Në Kosovë, sipas të dhënave të fundit të Bankës Botërore, në vitin 2009, varfëria ishte 34 për qind e gjithë popullsisë. Sipas këtij raporti, rreth një e treta e popullsisë në Kosovë jeton në kufirin e varfërisë absolute me 1.55 euro në ditë, ndërsa 12 për qind jetonin në farfuri të skajshme me 1.02 euro. Ndërkaq, papunësia thuhet të jetë mbi 48 për qind. Kosova ka një popullsi rezidente rreth 1.8 milionë banorë, ndërsa rreth 75 për qind e popullsisë janë nën moshën 35 vjeçare.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik










