Lajme
Kosova drejt një izolimi të pjesshëm?
Ditëve të fundit ka ndodhur një shtim i numrit të rasteve të infektimeve me koronavirus në Kosovë. Andaj edhe nga organet kompetente është diskutuar të shkohet në izolim pas shtimit të rasteve me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj tha në RTK se për momentin kemi një situatë të menaxhueshme edhe pse kemi pasur rritje të lëhtë në dy-tre ditët e fundit e cila vjen nga pa kujdesia dhe mosrespektimi i masave anti covid, transmeton Albinfo.ch
“Jemi në situatë të menaxhueshme, kemi pasur një rritje të lehtë këto dy tre ditë, levizje ulje-ramje, por është shqetësuese për ne që numri po rritet nga pakujdesia dhe nga mos kujdesi i çdokujt në Republikën e Kosovës, duke filluar nga institucionet qendrore dhe lokale por edhe nga qytetarët të cilët janë obliguar t’i zbatojnë masat dhe ta ruajnë shëndetin e tyre”, tha Zemaj.
Por nëse rritet numri i infektimeve Zemaj tha se kanë planin e veprimit dhe poqëse vazhdohet me rritje të rasteve të infektimeve opsion mund të jetë edhe izolim parcial.
“Kemi ngritur të gjithë vigjilencën përmes mekanizmave mbikqyrës inpektoriate të Policisë së Kosovës, inpektoriate lokale të komunave. Kam aktivizuar edhe potencialin shtesë që e kemi në QKMF-të, shtabet emergjente do të thotë është një riorganizim që është duke u bërë që ta mbajmë këtë situatë dhe këtë kontrollë. Mbi të gjitha është thirrja që vazhdimisht duhet të kujdesemi, mos të kalojm në një lirim të tepruar i cili mund të na qojë në një situatë të rënduar siç ishtë në muajt paraprak. Po shihet se kemi rritje në çdo vend, Kosova po e ruan këtë stabilitet, Ministria e Shëndetësisë, Qeveria e Kosoës është duke ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Kemi shembuj konkret që jemi dëmtuar në të kaluarën nga mokujdesi apo nga ndonjë masë e cila relativisht ka qenë e pa menaxhueshme në aspektin e ruajtjes së kësaj situate rreth Covid 19”, tha ai.
“Nëse paraqiten raste të shtimit të infektimeve, shembull ta marrim ditën e sotme, ku kishim 77 raste, edhe pse kishim ramje nga ditët e kaluara, nuk kishim asnjë vdekje dhe numër më të madh të të shëruarve. Sot dhe nesër do të analizojmë se nga po rrjedh ky infeksion dhe do të marrim masa adekuate qoftë edhe të izolimit parcial”,tha Zemaj.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










