Kosova
Kosova do të përfitojë edhe nga korniza e ardhshme financiare e BE-së

Mësohet se mjetet financiare të BE-së për procesin e zgjerimit nga viti 2028 do të jenë shumë më të mëdha sesa që janë tash për t’u përshtatur me progresin e përshpejtuar të vendeve kandidate. Këtë e ka thënë të enjten komisionerja e Zgjerimit, Marta Kos, duke folur për pjesën kushtuar zgjerimit nga korniza shumëvjeçare financiare, që të mërkurën e ka propozuar Komisioni Evropian.
Thuhet se nga të gjitha vendet e përfshira në procesin e zgjerimit, vetëm Kosova nuk e ka formalisht statusin e vendit kandidat, për çka edhe ka mbetur jashtë disa nismave në disa institucione të BE-së.
Referuar komisioneres Kos, Kosova nuk do të ketë pengesa të përfitojë nga mjetet financiare të BE-së, dedikuar vendeve në procesin e zgjerimit edhe në periudhën e ardhshme.
“Kur është fjala për Kosovën, ajo do të mbetet pjesë e këtyre instrumenteve financiare, siç ka qenë edhe deri me tash. Siç e dini, Kosova është tashmë edhe pjesë e Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Kos.
Ajo ka përsëritur atë që një ditë më herët e ka thënë edhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se zgjerimi është identifikuar si prioritet edhe në propozimin e buxhetit shtatëvjeçar të BE-së, që përfshin periudhën prej vitit 2028 deri në vitin 2034.
“Zgjerimi nuk e bën Bashkimin Evropian vetëm me sipërfaqe më të madhe dhe me numër banorësh. Por zgjerimi ka të bëjë me unifikimin e Evropës. Duke rritur mbështetjen për të gjithë ata që plotësojnë kushtet e anëtarësimit, ne jemi në rrugën e duhur për të bashkuar Evropën tonë”, ka thënë Marta Kos.
Ajo ka përsëritur se përdorimi i mjeteve të BE-së nga vendet e procesit të zgjerimit do të jetë i kushtëzuar nga përmbushja e kushteve dhe ato vende do të gjykohen në bazë të meritave individuale.
Ka thënë se për momentin Mali i Zi dhe Shqipëria janë duke avancuar shumë shpejt, ndërsa pret që këtë rrugë ta ndjekin edhe vendet e tjera.
Komisioni Evropian ka propozuar një kornizë buxhetore prej 2 trilionë eurosh, prej të cilave 200 miliardë do të jenë në kuadër të programit “Evropa globale”. Kjo përfshin zgjerimin, fqinjësinë, ndihmën humanitare dhe ndihmën zhvillimore të BE-së në botë. Për zgjerimin nga kjo shumë pritet të dedikohen 42.6 miliardë euro, që është një rritje domethënëse krahasuar me kornizën e tashme financiare, për të cilën janë ndarë 31 miliardë euro. Po ashtu 100 miliardë euro për ndihmë të veçantë Ukrainës nuk janë pjesë e kësaj pakete.
Pas propozimit të Komisionit Evropian do të pasojnë negociatat me Parlamentin Evropian dhe vendet anëtare për të aprovuar këtë propozim. Afati i fundit për të arritur pajtimin është viti 2027, kur edhe përfundon korniza e tashme financiare.
E-Diaspora
-
Vera e Prizrenit, 2025, zemra kulturore që rrah për diasporën Në qendër të aktiviteteve verore në Prizren është “Java e Diasporës”, një ngjarje e konceptuar si...
-
Gjakova në qendër të kulturës shqiptare me edicionin e dytë të festivalit “Ditët e shqiptarit”
-
Prishtina hap krahët për diasporën, në vallëzimin e verës
-
Shqiptari 23-vjeçar humb jetën në një aksident tragjik teksa po e ndiqte policia në Itali
-
Alesia Toska diplomon me sukses maksimal në Universitetin e Sapiences në Romë
Jeta në Austri
-
27.8% e austriakëve: Mbi 2.5 milionë njerëz me prejardhje migrimi Popullsia e Austrisë vazhdon të rritet vetëm për shkak të migrimit, sipas Statistikave të Austrisë. Në...
-
Austri: Popullsia do të tkurrej ndjeshëm pa imigracion
-
Austri: Shembet ura për këmbësorë në Linz, dy persona plagosen rëndë
-
Austri: Ankesa ndaj kërkesave strikte për efikasitet energjetik në ndërtesat e reja
-
Austri: Vetëm 14% e të rinjve duan të qëndrojnë në vendet e tyre aktuale të punës