Kosova
Kosova dhe Zvicra nënshkruajnë marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale
Republika e Kosovës dhe Konfederata e Zvicrës, nënshkruan marrëveshjen për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale

Sot, në ambientet e Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës u nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale, gjegjësisht nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dhe ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, përcjell albinfo.ch.
Kjo marrëveshje ka për qëllim forcimin dhe thellimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në fushën e ndihmës juridike në çështjet penale në mes të dy vendeve, lehtësimin dhe harmonizimin e procedurave ligjore për një bashkëpunim sa më të frytshëm dhe efikas.
Marrëveshja në fjalë është hartuar në frymë dhe në përputhje me rregullat dhe parimet përcaktuara nga Konventat e Këshillit të Evropës të fushës. Marrëveshja do të rregullojë procedurën rreth ofrimit të ndihmës juridike të ndërsjellë në çështjet penale, duke ngërthyer standardet ndërkombëtare të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, si dhe duke reflektuar praktikat më të mira evropiane përkitazi me kërkesat e kohës.
Kjo marrëveshje parasheh marrjen e dëshmive, komunikimin e drejtpërdrejtë në mes të organeve tona gjyqësore themelimin e grupeve te përbashkëta hetimore, si dhe ngrirjen, sekuestrimin dhe konfiskimin e të ardhurave dhe instrumenteve të krimit.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor