Kosova
Kosova dhe Iowa, me marrëveshje për edukim
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, po qëndron në Iowa të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ku së bashku me Presidentin e Des Moines Area Community College (DMACC), Rob Denson, nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit për trajnimin dhe certifikimin e punëtorëve në Kosovë në fusha të ndryshme teknike, si saldues, elektricist, ndërtues, operues i makinerisë dhe shumë të tjera.
Marrëveshja parasheh dhënien e qendrës së trajnimeve të KEK-ut në shfrytëzim, kurse DMACC sjelljen e profesorëve dhe trajnuesve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kjo do t’i ndihmojë vendit për të gjeneruar shkathtësi, të cilat aktualisht mungojnë në Kosovë, kurse nga ana tjetër, kërkohen në masë të madhe nga kompanitë vendore dhe të huaja, përcjell albinfo.ch.
Marrëveshja pritet të fillojë implementimin brenda gjysmës së parë të vitit që vjen, kurse programi pritet të inaugurohet gjatë vizitës së Guvernatorit të shtetit të Iowas së bashku me investitorë nga ky shtet, në qershor 2020.
Ministri Lluka theksoi: ”Gjatë vizitës dyditore në Iowa takova homologen, drejtoreshën e shtetit për ekonomi dhe financa, Debi Durham, të cilës i prezantova projektet ku bizneset nga Iowa mund të investojnë në Kosovë. Me znj. Durhan gjithashtu u pajtuam që në vizitën e Guvernatorit të Iowa në Kosovë të përfshihen biznese nga Iowa dhe të shndërrojmë atë në vizitë biznesore. Guvernatorja e Iowa-s, Kim Reynolds, do të vizitojë Kosovën në qershor të vitit që vjen”, shtoi ai.
Kjo vizitë u shoqërua gjithashtu me shumë takime të tjera, siç është me mikun e Kosovës, Gjeneralin tashmë të pensionuar të Iowa, Timothy Orr dhe zv. sekretarin e Shtetit, Michael Ross.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












