Kosova
Kosova dhe Hungaria do të kenë njohje reciproke të patentë shoferëve

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë se është arritur marrëveshja mes Kosovës dhe Hungarisë që të kenë njohje ndaj pantentë shoferëve mes dy vendeve, përcjell albinfo.ch.
Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se nëpërmjet një marrëveshjeje, Kosova dhe Hungaria do të njohin patentë shoferët e njëra-tjetrës.
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka shtuar se kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Sveçla ka treguar se marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat proceduralë të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.
“Më lejoni para jush të propozoj nismën e marrëveshjes mes Qeverisë së Kosovës dhe Hungarisë për njohjen reciproke e patentë-shoferëve. Kjo projekt-marrëveshje ka për qëllim lehetësimin e qarkullimit rrugor tek të dyja palët. Marrëveshja ka kaluar të gjitha hapat proceduralë të parashikuar me ligjin për marrëveshjet ndërkombëtare”, tha Sveçla në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Gjatë kësaj mbledhjeje kryeministri Kurti ka shtuar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje, në vetëm 1/3 e mandatit janë kaluar mbi 150 projektligje, ndërsa në gjysmën e parë të këtij viti janë miratuar 87 sosh në kuvend.
“Përmes projektligjeve të miratuara kemi fuqizuar mekanizmat për luftimin e krimit dhe korrupsionit, deklarimin më efikas të pasurisë, inicimin e konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme. Kemi themeluar Gjykatën Komerciale, kurse sot sot do të trajtojmë projektligjin për Prokurorinë Speciale dhe atë për prokurorin e shtetit”, ka thënë ai.
Sipas kryeministrit, historia mëson se zgjidhjet afatgjate janë të paarritshme atëherë kur nuk bazohen në parimet e drejtësisë, të vërtetës dhe garantimit për mospërsëritje.
E-Diaspora
-
Pranon se ka kultivuar kanabisin: “Kam menduar se është e ligjshme”, thotë shqiptari Merchweil, Gjermani: Ai pritej të fitonte 5,000 euro për tre muaj punë në kopshtari – para...
-
Pritjet e qytetarëve për të dalë nga Kosova arrijnë deri në dy orë
-
Luanda Domi shpërblehet me çmimin ndërkombëtar në sigurinë kibernetike
-
Mërgimtarja nga Peja i sjell shoqet zvicerane në dasmë shqiptare në Kosovë
-
Dredhza Braina shpallet “Cybersecurity Woman of the Year 2025” në SHBA
Jeta në Austri
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha Ekspertët e hedhin poshtë propozimin e Austrisë për kontrollin e çmimeve të ushqimeve, duke përmendur faktorë...
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri
-
Vjena hoqi 800 biçikleta të vjetra këtë vit
-
Rreth 360,000 të papunë në Austri në korrik