Lajme
Koronavirusi, thirrje për bashkatdhetarët të reduktojnë vizitat në Kosovë
Komiteti për mbrojtje kundër koronavirusit u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje, shkruan albinfo.ch.
Komiteti për mbrojtje kundër koronavirusit u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve të reduktojnë vizitat në vendlindje, shkruan albinfo.ch.Kosova është një nga vendet e pakta evropiane ku ende nuk është konfirmuar prania e COVID 19, prandaj ky institucion u ka kërkuar kosovarëve që jetojnë jashtë vendit t’i reduktojnë në minimum vizitat gjatë javëve në vazhdim.
“Ky komitet, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, u lutet bashkatdhetarëve të kenë mirëkuptim ndaj kërkesës për reduktim të vizitave në vendlindje, duke pasur parasysh se Kosova është një shtet i ri, në zhvillim, dhe me një sistem shëndetësor që ka kaluar nëpër shumë sfida”, thuhet në njoftim, shkruan albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












