Lajme
Ministri italian: Kemi izoluar koronavirusin, lajm me rëndësi ndërkombëtare!
“Ne kemi izoluar virusin”, kështu tha ministri i Shëndetësisë italiane, Roberto Speranza, në një konferencë për shtyp në Spallanzani.
“Të izolosh virusin do të thotë shumë mundësi për të studiuar, kuptuar dhe verifikuar më mirë se çfarë mund të bëhet për të ndaluar përhapjen”, tha ministri.
Speranza gjithashtu siguron që zbulimi të vihet në dispozicion të të gjithë komunitetit shkencor, «është një lajm me rëndësi ndërkombëtare. Ky rezultat do të thotë të kemi shumë më shumë shanse për të kuptuar, për të studiuar, ne jemi shumë krenarë që vendi ynë e ka arritur këtë qëllim».
«Hapësirat janë të hapura për teste të reja diagnostikuese dhe vaksina. Italia bëhet partneri referencë për këtë studim“, tha drejtori shkencor i Institutit Spallanzani, Giuseppe Ippolito.
Dy turistët kinezë të testuar pozitivisht për koronavirus janë shtruar në spitalin Spellanzani, shkruan Topchannel, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa












