Bota
Koronavirusi: Lirohen 70 mijë të burgosur
Në Iran është raportuar për 194 persona të vdekur dhe 6,566 të infektuar
Irani ka liruar rreth 70,000 të burgosur për shkak të shpërthimit të koronavirusit të ri në këtë shtet, ka thënë shefi i gjyqësorit, Ebrahim Raisi.
“Do të vazhdojë lirimi i të burgosurve deri në pikën kur nuk krijohet pasiguri në shoqëri”, ka thënë Raisi më 9 mars, sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit, Mizan.
Ende nuk është bërë e qartë nëse apo kur do të kthehen të burgosurit në ambientet e burgjeve.
Aktualisht është raportuar për më shumë se 110,000 persona të infektuar me koronvirus në gjithë botën, ndërkohë që 3,800 persona kanë vdekur nga kjo sëmundje, përcjell albinfo.ch.
Në Iran është raportuar për 194 persona të vdekur dhe 6,566 të infektuar. Autoritetet iraniane kanë mbyllur shkollat dhe universitetet, kanë pezulluar mbajtjen e ngjarjeve të mëdha sportive dhe kulturore, si dhe kanë zvogëluar numrin e orëve të punës në këtë shtet, me qëllim të parandalimit të shpërndarjes së virusit.
Ekspertët kanë shprehur shqetësim se zyrtarët iranianë mund të mos jenë duke raportuar shifra të sakta të të infektuarve në Iran.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










