Lajme
“Koronavirusi lindi në një laborator ushtarak në Wuhan”
Drejtori i italianes “Tgcom24”, Paolo Liguori, ka deklaruar se një burim shumë i besueshëm i ka bërë me dije se koronavirusi ka dalë nga një laborator në Wuhan, ku realizohen eksperimente ushtarake.
“Kam marrë informacion nga një burim shumë i besueshëm se gjithçka ka lindur nga një laborator në Wuhan, ku studiohen virusët më të rrezikshëm në botë. Në vitet e fundit ky laborator ka nisur edhe eksperimente ushtarake, që janë shumë sekrete. Një nga teknikët, në fillim të dhjetorit, është prekur nga virusi. Nuk është kuptuar kjo gjë dhe nga aty është përhapur”, tha Liguori.
“Pra, virusi ka ardhur nga një laborator i Wuhanit, ku bëheshin eksperimente të modifikimit të SARS-it për qëllime ushtarake. SHBA, Kina dhe Rusia bëjnë të tilla eksperimente në rast se do t’u duhen armë biologjike në një luftë të mundshme”, shtoi drejtori i “Tgcom24”.
Sipas burimeve të tij, janë mijëra persona të vdekur nga ky virus, por autoritete kineze thonë se janë vetëm 56 viktima.
“Kinezët janë munduar ta minimizojnë shifrën, por situata është e rëndë dhe e vështirë. Janë skenarë filmash, një virus që del nga kontrolli dhe shkakton dëme të shumta”, u shpreh Liguori, shkruan a2news, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












