Bota
Koronavirus tmerron Italinë: Ndalohen më shumë se 40 ndeshje sportive
Rastet me koronavirus në Lodigiano kanë efekt edhe mbi ngjarjet sportive të zonës. Komiteti rajonal i Ligës Diletante ka vendosur të shtyjë 40 ndeshje të kampionateve të ndryshme, “për shkak të situatës kritike të vendosur nga koronavirus, që ka prekur zonën e Lodigiano e shoqëritë që vijnë nga i njëjti territor”. I njëjti fat edhe për disa ndeshje në voley në Serie B, përcjell albinfo.ch.
PIACENZA NDALON FUTBOLLIN E BASKETBOLLIN
Stop për basketbollin e futbollin në Piacenza. Prefektura, me një urdhëresë që ka dalë në mbrëmjen e djeshme në lidhje me emergjencën e koronavirus ka vendosur ndalimin e të gjitha aktivitetetve sportive të parashikuara në fundjavë.
Në vecanti janë pezulluar ndeshjet e Lega Pro mes Piacenza e Sambenedettese, ato të serie D mes Fiorenzuola e Lentigione e ajo e basket mes Bakery Piacenza e Jesi, e vlefshme për kampionatin e Serie B (grupi C). Janë pezulluar edhe eventet e tjera sportive diletante e jo kompetitive.
FUTBOLL: NDALIM PËR 42 NDESHJE
Janë në total 42 ndeshje, për momentin, të pezulluara në futbollin diletant në Lombardi për shkak të emergjencës nga koronavirus, nga 502 në program për t’u zhvilluar në fundjavë. Shoqëritë kanë kohë deri nesër në 12 për të kërkuar shtyrje të tjera: situata, theksohet në Ligën Diletante, është në zhvillim, e skuadra të tjera me të teseruar që vijnë nga zonat e izolimit, drejtues, teknikë apo futbollistë, mund ta kenë të vështirë të arrijnë në vendin e ndeshjeve.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












