Lajme
Kontrollimi “kot” i veturave
Shumica e makinave që regjistrohen në Kosovës kalohen pa ekzaminim të duhur gjatë kontrollimit teknik
Bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë, Kosova ka mbi 1.8 milionë banorë rezident, ndërsa ka të regjistruara mbi 287 mijë vetura, që tregon se çdo i 6 person në Kosovë ka një veturë. Por, shumica nga këto makina janë relativisht të tjetra, të cilat ekzaminohen “shkel e shko” gjatë kontrollimit teknik.
Ky ekzaminim ka qenë njëri ndër shkaktarët, që për 13 vjetet e fundit në komunikacion ta gjejnë vdekjen rreth 2 mijë kosovarë, ndërsa më shumë se 80 mijë të lëndohen. Një pjesë e madhe e këtyre aksidenteve, siç ka raportuar “Zëri” po ndodhin si pasojë e gjendjes së keqe teknike të automjeteve.
G.B. ka thënë se para disa ditësh e ka dërguar veturën e tij në një qendër të kontrollit teknik dhe se ekzaminimi i është bërë në marrëveshje me pronarin.
“Para pak ditësh e kam paguar regjistrimin e veturës, kontrolli teknik më ka kushtuar 20 euro, por shuma në faturë më është faturuar 30 euro. Këtë e kemi bërë në marrëveshje me teknikun ngase i kam thënë se vetura është në rregull”, ka thënë ky qytetar.
Saranda Jusufi, udhëheqëse e Divizionit për Komunikim Publik në Ministrinë e Infrastrukturës, thotë se në Kosovë janë 108 qendra të kontrollit teknik të licencuara nga Ministria. Për shkaka të mosplotësimit të kritereve, ajo tha se vitin e kaluar disa qendra kontrolluese janë mbyllur.
Ndryshe, që janari deri në gusht të këtij viti, në Kosovë janë zhdoganuar më shumë se 11 mijë vetura të vjetra, ndërsa janë importuar vetëm 779 vetura të reja. Kjo shifër tregon se pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për heqjen e kufizimeve për importin e veturave, Kosova është mbushur me vetura të vjetra.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











