E-Diaspora
Kontroll shtetëror për ekstremistët e djathtë
Brenda një jave dy politikanë të SVP-UDC-së kanë publikuar mesazhe raciste në internet. Rinia Socialiste dëshiron që Konfederata të përcjellë ekstremistët e djathtë.
Dy politikanë nga partia e SVP/UDC-së kanë botuar mendime raciste javën e kaluar. Beat Mosimann, një anëtar i SVP/UDC-së së Solothurnit ka thënë nëpërmjet Facebook-ut, si dhe në forumet e ndryshme se ishte për ekzekutimin e disa azilkërkuesve si dhe për internimin e tyre në “një lloj kampi përqendrimi”. Ai gjithashtu ka trajtuar myslimanët si “parazitë”, sipas gazetës gjermanofolëse “Der Sonntag”.
E pyetur, partia e të djathtës ka pohuar se nuk ishte në dijeni për këto botime. Vetëm pak ditë më herët, një anëtar i Cyrihut (SVP/UDC), Aleksandër Müller, kishte publikuar një “TWEET” racist, në të cilën thoshte se ishte për një “natë të kristaltë (Kristallnacht) për myslimanët.
“Fjalët e të djathtës ekstreme po hyjnë në arenën politike. Dhe politika e SVP-UDC-së po kontribuon për këtë”, vëren këshilltari nacional socialist, Cedric Wermuth. Sipas tij, dallimi mes “zviceranëve të vërtetë” dhe atyre të natyralizuar është shumë i rrezikshëm. Sepse kjo do të fuqizonte njerëzit e së djathtës ekstreme në të menduarit e tyre, shkruhet në të përditshmen “20Minutes”.
Për të gjitha këto arsye Rinia Socialiste në Zvicër dëshiron të paraqesë një mocion nëpërmjet këshilltarit nacional të tyre, Cedric Wermuth. Ajo kërkon që krahu ekstremist i të djathtës të përcillet afër nga Shërbimi për informata i Konfederatës. Një ide shumë e mirë, thotë This Jenny (SVP/ UDC / GL), i cili konsideron se deklaratat e botuara nga dy politikanët në fjalë të partisë së tij janë “të papranueshme”.
Lexoni për më shumë:Politikani i SVP-së nxit urrejtje raciste në Facebook
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











