Lajme
Kontingjenti ushtarak i Luksemburgut tërhiqet nga Kosova
Ushtria e Luksemburgut është e angazhuar në kuadër të Forcës së Kosovës (KFOR) që nga viti 2000 dhe aktualisht ka 23 ushtarakë në detyrë
Shteti i Luksemburgut ka vendosur që ta tërheq nga Kosova kontingjentin e saj ushtarak që funksionin tash e 16 vjet në kuadër të misionit paqeruajtës (KFOR). Këtë lajm e ka konfirmuar vet ministri i Mbrojtjes i këtij shteti, Etienne Schneider, raporton Luxemburger Wort.
Ai ka thënë se pjesëmarrja ushtarake e Luksemburgut si pjesë e misionit të NATO-s në Kosovë do të përfundojë në vitin 2017.
Ushtria e Luksemburgut është e angazhuar në kuadër të Forcës së Kosovës (KFOR) që nga viti 2000, një vit pasi NATO nisi misionin e vet në rajon, dhe aktualisht ka 23 ushtarakë në detyrë në Kosovë, transmeton Express.
Schneider ka thënë gjatë një mbledhjeje të komisionit parlamentar për punë të jashtme dhe mbrojtje se “që nga fillimi i misionit, kontributi ynë dhe prania jonë ushtarake është vlerësuar vazhdimisht nga autoritetet lokale”. “Situata në Kosovë është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit”, ka deklaruar Schneider, i cili ka shtuar se “ekzistojnë ende disa sfida që duhet të kapërcehen”, raporton Albinfo.Ch.
Forcat paqeruajtëse të NATO-s janë vendosur në Kosovë në qershor të vitit 1999, si struktura e quajtur KFOR për të vendosë paqen pas një lufte 16 muajshe. Fillimisht KFOR-i kishte mbi 50 mijë ushtarë, që gradualisht me stabilitetin e vendit u reduktuan në afër 5 mijë sosh.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











