Lajme
Konsumi i energjisë në botë do të rritet 50 për qind deri në vitin 2050
Konsumi global i energjisë në periudhën 2020-2050 është parashikuar të rritet me rreth 50 për qind, nëse vazhdojnë tendencat aktuale të politikës dhe teknologjisë.
Sipas skenarit të referencës së Administratës së Informacionit për Energjinë (EIA), që parashikon trendet e ardhshme të energjisë, duke u bazuar në ligjet dhe rregulloret aktuale, energjia e rinovueshme do të ketë rritjen më të madhe midis totalit të burimeve të energjisë deri në vitin 2050.
Nëse nuk regjistrohen ndryshime të rëndësishme në politikat e energjisë ose përparimet teknologjike, emetimet e dyoksidit të karbonit të lidhura me energjinë do të vazhdojnë të rriten deri në vitin 2050, edhe nëse rritet pjesa e burimeve të rinovueshme në prodhimin e energjisë.
Deri në vitin 2050 prodhimi i energjisë elektrike në vendet jashtë Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) do të dyfishohet, transmeton AA, përcjell Albinfo.ch.
Përpjekjet për të vënë më shumë theks në burimet e rinovueshme në prodhimin e energjisë elektrike dhe rritjen e besueshmërisë së rrjetit elektrik do të çojnë në një zgjerim të përdorimit të baterive në gjithë botën.
Sipas raportit, nëse trendet aktuale të politikës dhe teknologjisë në sektorin e energjisë vazhdojnë, konsumi global i energjisë do të rritet me afërsisht 50 për qind në vitet 2020-2050.
Gjatë kësaj periudhe, konsumi i karburantit të lëngshëm do të ndodhë kryesisht në vendet aziatike, jo në vendet e OECD-së.
Rritja e shpejtë e popullsisë dhe rritja ekonomike do të jenë ndër faktorët që do të shkaktojnë konsumin e karburantit të lëngshëm në këto rajone.
Në këto vende, ku konsumi tejkalon prodhimin, do të rriten importet e naftës bruto ose produkteve të naftës.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri











