Lajme
Konsumatorët e Eurozonës shkurtojnë shpenzimet nga frika e tarifave dhe shmangin produktet amerikane
Konsumatorët në eurozonë kanë ndryshuar zakonet e tyre të konsumit në pritje të tarifave nga Shtetet e Bashkuara, duke u larguar nga produktet amerikane dhe duke ulur shpenzimet jo të domosdoshme, sipas një studimi të publikuar nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).
Edhe pse familjet europiane kanë ende kursime të bollshme të akumuluara pas pandemisë, pasiguria lidhur me tarifat ka frenuar shpenzimet gjatë gjithë vitit, duke mbajtur një pjesë të ekonomisë së bllokut në paqartësi.
Sipas BQE-së, 26% e të anketuarve kanë deklaruar se po shmangin produktet amerikane, ndërsa 16% kanë reduktuar shpenzimet e përgjithshme.
Familjet me të ardhura të larta kanë më shumë gjasa të kalojnë në produkte jo-amerikane.
Familjet me të ardhura më të ulëta priren të shkurtojnë shpenzimet në tërësi.
Shpenzimet për mallrat e domosdoshme kanë mbetur pothuajse të pandryshuara, ndërsa kursimet më të mëdha janë bërë tek mallrat e luksit dhe shpenzimet diskrecionare.
Gjithashtu, një pjesë e konsumatorëve ka rritur pritshmëritë e tyre për inflacionin, madje edhe në afat të gjatë, duke sugjeruar se ndikimi i tarifave mbi çmimet nuk shihet si i përkohshëm.
Ky ngërç i konsumit është një tjetër sinjal se tensionet tregtare po ushqejnë pasiguri dhe rreziqe për ekonominë e eurozonës.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












