Lajme
Konsulli Berisha u prit nga Mario Fehr, shef për siguri, i Kantonit të Cyrihut
Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u prit në një takim zyrtar nga z. Mario Fehr, drejtues i Departamentit për Siguri të Kantonit të Cyrihut
Sot, më 25 nëntor 2025, Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, u prit në një takim zyrtar nga z. Mario Fehr, anëtar i Qeverisë Kantonale dhe drejtues i Departamentit për Siguri të Kantonit të Cyrihut. Ky departament mbikëqyr policinë kantonale, rendin publik, mbrojtjen civile, koordinimin e emergjencave, sistemin penitenciar dhe politikat për parandalimin e ekstremizmit – një strukturë kyçe në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit publik në kanton.
Takimi u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe konstruktive, i fokusuar në thellimin e koordinimit ndërinstitucional ndërmjet Konsullatës së Republikës së Kosovës në Cyrih dhe autoriteteve të sigurisë së Kantonit të Cyrihut. Të dy palët ndanë qëndrime të qarta për forcimin e komunikimit, shkëmbimin e praktikave dhe avancimin e projekteve që lidhen drejtpërdrejt me mirëqenien e qytetarëve.
Në theks të veçantë u vu mërgata jonë në Cyrih, një ndër komunitetet më të mëdha dhe më të organizuara të diasporës, i cili prej vitesh kontribuon në jetën ekonomike, sociale dhe kulturore të kantonit, duke krijuar ura të qëndrueshme integrimi dhe bashkëjetese.
Në fund të takimit, z. Berisha shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm me autoritetet kantonale, duke deklaruar:
“Është kënaqësi të konfirmoj se bashkëpunimi ynë me institucionet e Kantonit të Cyrihut mbetet i shkëlqyer. Ky dialog i hapur dhe profesional na mundëson të adresojmë me efikasitet çështjet që prekin drejtpërdrejt qytetarët tanë dhe të ndërtojmë mekanizma të qëndrueshëm të koordinimit. Jemi të angazhuar që këtë partneritet ta forcojmë edhe më tej në të gjitha fushat ku bashkëpunimi ynë sjell rezultate konkrete.”
Takimi u mbyll me zotimin e të dy palëve për vazhdimësi të komunikimit dhe hapjen e perspektivave të reja të bashkëpunimit, duke reflektuar një qasje institucionale të pjekur dhe të orientuar drejt së ardhmes.
E-Diaspora
-
Hapet shkolla shqipe në Lubjanë për fëmijët e diasporës Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës... -
Iftari tradicional bashkon personalitete fetare, institucionale dhe diplomatike në Wil -
Lucern
Mbi 100 shahistë në turneun tradicional humanitar të shahut në Lucern -
Më 8 mars në Cyrih, panel mbi sfidat e grave në familje dhe shoqëri -
SVP, me 3700 nënshkrime kundër xhamisë së shqiptarëve në Schwyz
Jeta në Austri
-
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 Të dhënat e reja të Statistik Austria tregojnë më pak martesa dhe divorce në vitin 2025,... -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra













