Shqipëria
Konstatohet cënimi i drejtës së votës së emigrantëve në pamundësimin e votës së tyre
Diaspora për Shqipërinë e Lirë njofton se, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë vendosi në favor të padisë së lëvizjes për çështjen e ngritur kundër Shtetit Shqiptar me objekt “Konstatimi i cenimit të së drejtës kushtetuese të votës së emigrantëve në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë më 25.04.2021. Deklarimi i Urdhrit nr. 219, datë 19.04.2021 “Për karantinimin e personave që vijnë në Republikën e Shqipërisë nga Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Greqia” si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.””.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar shkeljen e Kushtetutës në zgjedhjet Parlamentare të Prillit 2021 duke realizuar brenda afateve kohore Votën e Diasporës dhe njëkohësisht Gjykata DETYRON Kuvendin e Shqipërisë të plotësojë boshllëkun ligjor brenda një viti nga hyrja në fuqi e vendimit!
Gjithashtu Gjykata Kushtetuese konstaton gjithashtu paligjshmërinë e vendimit të Komitetit të Covid19 pranë Ministrisë së Shëndetësisë për ti privuar shqiptarëve me banim në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut për karantinim të detyruar përgjatë periudhës së zgjedhjeve parlamentare, transmeton albinfo.ch.
Sot, të gjithë shqiptarët e Diasporës duhet të jenë krenarë!
Cenimi i votës së tyre tashmë ndodhet i skalitur në librat e pa-kushtetueshmërisë dhe shteti shqiptar si dhe aktorët kryesorë politikë vendosen me shpatulla pas murit për ta mundësuar këtë të drejtë kushtetuese!
Partitë politike të mos vonojnë procesin e realizimit të kësaj të drejte kushtetuese!
Ky vendim shënon një pikë kthese për të gjithë ne dhe numërimi mbrapsht ka filluar.
Falënderojmë përzemërsisht Fondacionin “Halimi“, veçanërisht z. Eduard Halimi e avokatin z. Marash Logu për punën e palodhur me këtë çështje si dhe Gjykatën Kushtetuese që u shpreh pro kërkesës tonë.
Lajmërimi i Gjykatës gjendet këtu:
E-Diaspora
-
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia Një 28-vjeçar dhe një 33-vjeçar shqiptar u arrestuan në vendngjarje. Njëri prej tyre kishte pësuar plagë... -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa











