KONKURS për vitin shkollor 2011/2012

LAPSH "Naim Frashëri"-St-Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Sevelen, Oberriet,  Witenbach, Gosau dhe Will.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte:-  të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër,-  të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane-  të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, art muzikor e figurativ, pedagogji, psikologji etj.)

Kërkesa,  jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:

LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs.

Ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: sherifi¬[email protected]

Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër dhe në faqen zyrtare elektronike të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të kantonit të St. Gallenit dhe të Glarusit: www.lapsh-sg-gl.ch.

Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve 

Buchs, 01.Korrik  2011                                               

LAPSH   Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” në ZvicërALEV     Albanischer Lehrer- und Elternverband “Naim Frashëri” in der SchweizLEPA     Ligue des Enseignants et des Parents Albanais “Naim Frashëri” en SuisseLIGA      Lega degli Insegnanti e di e Genitori Albanesi “Naim Frashëri” in Svizzera