Kalendari

Konkurs për pranimin e një mësimdhënësi

LAPSH shpall konkurs për pranimin e një mësimdhënësi/ një mësimdhënëseje për vitin e ri shkollor 2013/14

Këshilli Kantonal i Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „N. Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut shpall  Konkurs për pranimin e një mësimdhënësi/ një mësimdhënëseje për vitin e ri shkollor 2013/14, për tri pika shkollore në Kantonin e Cyrihut, gjithsej 6 orë dhe me mundësi zëvendësimi.

Përparësi kanë kandidatët që kanë kryer Fakultetin e Edukimit, Shkollën e lartë pedagogjike, drejtimi klasor ose lëndor, Fakultetin filologjik, Fakultetin e Pedagogjisë ose të Historisë.

Në mungesë të  drejtimeve përkatëse mund të vijnë në konsiderim edhe drejtime të tjera.

Dokumentet e nevojshme me jetëshkrimin dhe kopjen e lejeqëndrimit si dhe të diplomës e dokumenteve të tjera duhet të dërgohen në adresën: LAPSH Postfach 4058, 8021 Zürich

Konkursi mbetet i hapur 10 ditë nga data e publikimit.

 

Komisioni për pranimin e kuadrit