Integrimi
KONKURS për mësimdhënës për vitin shkollor 2017/2018
Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ të Kantonit të St. Gallenit shpall konkurs për mësimdhënës-e në pikat shkollore Wattwil, Degersheim, Oberriet, Buchs dhe Sevelen. Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kushte: – të posedojnë lejen e qëndrimit vjetor në Zvicër, – të kenë njohuri elementare në gjuhën gjermane – të posedojnë kualifikim përkatës arsimor, universitar ose SHLP (drejtimet: klasor, gjuhë e letërsi shqipe, gjermane, frënge, angleze, histori-gjeografi, pedagogji). Kërkesa, jetëshkrimi dhe dokumentacioni i duhur në kopje (diploma, vërtetimet e përvojës së punës, lejeqëndrimi për të huajt në Zvicër, çertifikatat për kurset e ndjekura) të dërgohen në këtë adresë:
LAPSH „Naim Frashëri“ – St.Gallen: Mehmetali Sherifi, Unterstüdlistr. 14, 9470 Buchs, ose të gjitha dokumentet e skanuara në word ose pdf në adresën elektronike: [email protected] dhe [email protected]
Konkursi mbetet i hapur 14 ditë pas publikimit në të përditshmet shqiptare në Zvicër
Buchs, 22.Maj 2017 Kryesia e K.K. të LAPSH-it„Naim Frashëri“ SG
Vaxhid Sejdiu – kryetar i Këshillit të Arsimtarëve
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit05 Qershor 2017
- Ora18:00
- LokacioniSt. Gallen
- Data e përfundimit22 Maj 2017 - 18:00
E-Diaspora
-
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar Gjatë vitit të kaluar, mërgimtarët kanë transferuar rreth 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut, shifër... -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











