Kosova
Konjufca: Vetëvendosja nuk e do presidentin
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjucka ka thënë se marrëveshja LVV-LDK ka mbetur peng pasi LDK-ja e ka hapur çështje e postit të presidentit.
Ndërsa Konjufca ka thënë se nuk është në rrezik ky koalicion, vetëm se ka ngecje.
“LVV nuk e kërkon presidentin, nuk është duke e kërkuar as kryeministrin, e ka fituar me meritë.
Atë e kanë zgjedhur përmes votave qytetarët”, ka thënë ai.
“LVV kur hyri në këto bisedimi për krijimin e qeverisë me LDK-në, është nisur me një qëllim të mirë që të ketë pajtueshmëri dhe të shkarkohet ajo tavolinë që sa më shumë tema dhe kjo është arsyja e takimeve për harmonizimin e programit.
Ne kemi arritur që të pajtohemi për 100 % të gjërave pothuajse për qeverinë Kurti për katër vjetët e fundit dhe e dyta ka qenë një ndarje 50-50 për temat që kanë hyrë dhe janë ndarë së bashku më LDK-në.
Konjufca ka treguar në emisionin “Debat Plus” kompromiset që i kanë bërë për të lehtësuar marrëveshjen për qeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“LDK e zgjidhi një strategji që pa certifikim të zgjedhje të mos ketë as biseda. Në momentin që ato kanë ndodhur, takimet kanë ndodhur shumë shpejt, ku ne jemi marrë me temat bazike dhe më të rëndësishme dhe pastaj ka ndodhur takimi i zotit Mustafa dhe Kurti, shkruan indeksonline, përcjell albinfo.ch.
Aty ka ndodhur kompromisi i parë ku ia la z.Kurti LDK-së të zgjedhë ministrinë e parë.
Ndërsa i dyti është ndarja e barabartë e ministrive, i cili duhet të vlerësohet.
Kompromisi i tretë ka qenë zëvendëskryeministri i parë që i takon LDK-së.
Kompromisi i katërt ka qenë pajtueshmëria që ta negociojmë edhe kryeparlamentarin.
Komproministi i pestë i LVV-së ka qenë një gjenerim i programit qevrisës së bashku me LDK-në”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se nuk ka kompromis substancial në pikën se ku kanë ngecur, pra te çështja e presidentit.
Këtë çështje e ka hapur LDK-ja, sipas Konjufcës.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










