Kosova
Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca ekzekutive, vendi shkon në zgjedhje
Kosova ka marrë garanci të forta ndërkombëtare se me asociacionin nuk do të krijohet niveli i tretë i pushtetit dhe nuk do të preken vijat e kuqe të funksionimit kushtetues, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetuese, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, thekson ai.
Konjufca thotë se kërkesa për asociacion, përveç faktit se është paraparë me marrëveshjen e vitit 2013 mes Kosovës e Serbisë, ajo paraqet një kërkesë të Serbisë dhe jo të komunitetit serb. Ai tha se për serbët e Kosovës jetike është që ata t’i shfrytëzojnë të drejtat që ua mundëson Pakoja e Ahtisaarit, si një dokument që parasheh të drejtat për komunitetet pakicë në nivelin më të lartë të mundshëm. Konjufca sqaron hapat që pritet të ndiqen në vijim në lidhje me vetëmenaxhimin e komunitetit serb, sipas Planit Evropian dhe Aneksit të veprimit.
“Si veprim, ajo është e cekur që BE-ja e krijon një ekip të monitorimit, së pari ai ekip i monitorimit pastaj i raporton BE-së dhe i shtynë palët drejt asaj për të cilën kanë thanë që janë pajtuar”, thotë ai, transmeton telegrafi, përcjell albinfo.ch.
Në këtë aspekt, ai thotë se Qeveria por edhe opozita, tashmë janë pozicionuar fuqishëm që nuk duhet lejuar asociacion me kompetenca ekzekutive. “Garancitë janë të forta që do të jetë një lloj i diçka si forum për trajtimin e interesave të serbëve”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” Manifestimi organizohet nga Këshilli i Shoqatave Kulturore Shqiptare në Zvicër në nderim të sakrificës së shenjtëpër... -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon -
Zvicër: Sa flitet gjuha shqipe në shtëpi
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri













