Bota
Kongresistja citon Kuranin për t’iu përgjigjur Trump-it
Kongresistja myslimane e Minnesotas, Ilhan Omar, u kritikua nga presidenti amerikan, Donald Trump, se ajo punon kundër interesave të Izraelit dhe të SHBA-së.
Këto komente erdhën pasi ajo kërkoi hetim mbi lobin izraelit në SHBA.
Ajo iu përgjigj Trump-it, pas deklaratave të tij se ajo “nuk e do Izraelin”.
“Zoti im, fali njerëzit e mi, sepse ata nuk e dinë”, shkroi Omar në llogarinë e saj në Twitter.
Ajo i citoi fjalët e Profetit Muhamed, të cilat janë të shkruara në Kuran, shkruan Express, përcjell albinfo.ch.
Omar u kritikua nga presidenti Trump dhe njerëz të afërt të saj se ka fjalor antisemitik, duke kritikuar lobin izraelit në Amerikë.
Kritikat e shumta e detyruan atë të kërkojë falje publikisht ndaj njerëzve që janë ndier të ofenduar nga deklaratat e saj.
Omar është një refugjate myslimane nga Somalia, e cila arriti të zgjidhet kongresiste nga radhët e demokratëve, duke përfaqësuar shtetin e Minnesotas.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














